Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit.
News24 raporton se efektivi me iniciale S. N., rreth 58 vjeç, është dërguar në spitalin e Burrelit.
Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.