HomeAktualitetHetimet e SPAK në UBT, rektori Sallaku në Grupin e PS: Dorëzova...

Hetimet e SPAK në UBT, rektori Sallaku në Grupin e PS: Dorëzova telefonin, s’kam gjë për të fshehur! Ju garantoj që s’jam këtu për politikë, por…

spot_img

Fatbardh Sallaku: Shqipëria është me fat që ka universitetin Bujqësor. Bujqësia boll është e diskriminuar nga të rinjtë.

Kemi qenë të hapur dhe bashkëpunues, nuk di asnjë lloj informacioni se çfarë është trajtuar.

Ligji i arsimit të lartë e ndan shumë mirë anën administrative me akademike.

Rektori me stafin akademik e mbaron punën e vet deri në dërgimin e buxhetit në senat.

Njësoj si këtu që Parlamenti miraton buxhetin, njësoj si në Senat.

Rektorati ka një vizion dhe mision për të arritur

Kam qenë subjekt i marrjes së telefonit, jam treguar totalisht i gatshëm, e kam dhënë, nuk kam asgjë për të fshehur, kemi qenë bashkëpunues, do të jemi bashkëpunues, kemi dhënë dokumentacionet e kërkuara, por vetëm kaq.

Unë dua edhe njëherë të siguroj sepse ky është qëllimi kryesor, ju garantoj që nuk jam këtu për politikë. Kryeministrin e kam njoftuar, kemi folur edhe para 2-3 vitesh, kemi shkëmbyer koncepte dhe kemi ardhur këtu.

Kemi filluar bashkëpunimin, jemi të gatshëm, Debati të mos merret me anësoret por me thelbin, Ky universitet i duhet Shqipërisë, prindërit e studentit duhet të qetësohen në shtator do të shkojmë me një ofertë të re akademike. Stafi është i përkushtuar dhe shpresoj që personat nën hetim të gjejnë energjisë, i mirëkuptoj sepse është shqetësim i madh, dhe që çdo njeri të pastrojë imazhin. Drejtësia të bëjë punën e vet, i gatshëm për të dhënë çdo informacion.

Shpresoj që ky proces të mbarojë sa më shpejt në të mirën tonë të përbashkët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular