HomePolitikeRama mbron rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk është person nën hetim! Para...

Rama mbron rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk është person nën hetim! Para se të kandidonte, i ka dërguar një shkresë SPAK, ja çfarë i kërkonte

spot_img

Kryeministri Edi Rama para grupit parlamentar të PS, i ka dalë në mbrojtje Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke thënë se ai nuk është person në hetim.

Kreu i qeverisë tha se nuk është normale që të merren 24 masa sigurie, duke goditur një institucion të arsimit të lartë.

Rama u shpreh se para se të kandidonte për rektor, Fatbardh Sallaku i është drejtuar me një shkresë SPAK, ku i ka kërkuar sqarime nëse do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë “që mund të vazhdoni të kandidoni”.

Rama: Mbase është e nevojshme të nënvizohet një fakt që kur kemi folur unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK ku i keni kërkuar të sqarojë nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular