HomeSocialeSi të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon...

Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq

spot_img

Deri tani kemi dëgjuar dhe lexuar gjithçka për ushqimin e shëndetshëm, dhe tendencat e dietës ndryshojnë po aq shpesh sa edhe tendencat e modës.

Megjithatë, ka disa parime bazë që diku në përpjekjen tonë për të humbur peshë në mënyrën më joortodokse apo të specializuar, i harrojmë.

Një prej tyre është ngrënia vonë natën, që lidhet drejtpërdrejtë me shtimin e peshës dhe obezitetit.

Një studim i ri hedh më shumë dritë mbi atë që ndodh me trupin tonë kur hamë vonë natën.

Studiuesit vëzhguan metabolizmin bazal të 11 grave për 13 ditë, disa prej të cilave konsumuan një snack-s me 210 kalori në orën 22:00 dhe pjesa tjetër në orën 11:00.

Përfundimi që ata arritën ishte se metabolizmi i tyre kishte ndryshuar për keq pasi ngrënia e darkës uli oksidimin e yndyrës, shkallën në të cilën yndyra metabolizohet në energji dhe nuk ruhet si yndyrë e tepërt, dhe rriti nivelet e LDL, kolesterolit të keq.

Nëse u deshën vetëm 13 ditë që norma metabolike të ulet dhe kolesteroli i keq të rritet, mendoni se çfarë ndodh me trupin kur ai bëhet një zakon kronik.

Përfundimi është se është mirë të hamë vaktin tonë të fundit deri në orën 20:00 dhe të zgjidhni diçka të shëndetshme dhe me pak kalori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular