HomeBota“A do t’i kërkoni falje Zelenskyt për fjalën “diktator”, ironizon Trump: A...

“A do t’i kërkoni falje Zelenskyt për fjalën “diktator”, ironizon Trump: A e thashë unë këtë?

spot_img

“A do të kërkoni falje që e quajtët Zelensky ‘diktator’, kështu e pyeti gazetari i BBC, presidentin e SHBA, Donald Trump pak para nisjes së takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ndërsa lavdëroi Putinin, Trump iu përgjigj pyetjes me ironi duke u shprehur: “ e thashë këtë? Nuk mund ta besoj se do ta thosha këtë”.

Më tej presidenti i SHBA shtoi se nesër “do të kemi një takim shumë të mirë”, duke iu referuar vizitës së Zelensky të premten.

“Mendoj se nesër në mëngjes do të kemi një takim shumë të mirë. Ne do të shkojmë shumë mirë. OK, ne kemi shumë respekt. Unë kam shumë respekt për të.

Ne i kemi dhënë shumë pajisje dhe shumë para, por ata kanë luftuar me shumë guxim, pavarësisht se si mendoni. Ata vërtet kanë luftuar. Dikush duhet ta përdorë atë pajisje dhe ata kanë qenë shumë të guximshëm në këtë kuptim”, tha presidenti Trump.

Duke iu kthyer sërish Ukrainës, Trump u pyet se cilat garanci sigurie mund të ekzistojnë për të siguruar një marrëveshje paqeje me Putin.

Presidenti i SHBA deklaroi se është “i hapur për shumë gjëra”, por thotë se fillimisht dëshiron që Rusia dhe Ukraina të bien dakord për një marrëveshje, përpara se të merren masat për ta zbatuar atë.

“Kjo do të vendosë bazat për një marrëveshje afatgjatë paqeje që do të kthejë stabilitetin në Evropën Lindore dhe shpresojmë që të sigurojë që një luftë e tillë e tmerrshme nuk do të ndodhë kurrë në tokën evropiane, ose për këtë çështje, askund më”, tha Trump.

Presidenti Trump tha se marrëveshja për mineralet që SHBA pritet të nënshkruajë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky nesër në Shtëpinë e Bardhë “do të sigurojë bazën për një marrëdhënie më të qëndrueshme në të ardhmen”, midis SHBA dhe Ukrainës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular