HomeBotaFOTO/Ambasadorja e Ukrainës vë duart në kokë gjatë përplasjes Trump- Zelensky

FOTO/Ambasadorja e Ukrainës vë duart në kokë gjatë përplasjes Trump- Zelensky

spot_img

Një foto e ambasadores së Ukrainës Oksana Markarova me duart në kokë gjatë konfrontimit të së premtes në Zyrën Ovale midis Presidentit Donald Trump, Zv.Presidentit JD Vance dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky është bëhet virale. Fotoja e Markarova u shpërnda nga Kaitlan Collins, gazetare e CNN dhe brenda 5 orësh ishte parë nga mbi 1.6 milionë persona.

Ukraine Ambassador

Takimi i së premtes midis Trump, Vance dhe Zelensky pritej të fokusohej në ndihmën e vazhdueshme ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe marrëveshjet afatgjata të sigurisë.

Megjithatë, ajo u përshkallëzua shpejt në një sherr me bërtitje kur Zelensky doli kundër qëndrimit të Trump për negocimin e një armëpushimi me Rusinë.

Pas sherrit, Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar një marrëveshje për mineralet me Shtetet e Bashkuara, të cilën Trump e kishte kërkuar dhe sugjeroi se ishte një kusht për mbështetjen e ardhshme për Ukrainën. Gjesti i Markarova pasqyroi zhgënjimin e thellë për mënyrën se si kanë ndryshuar marrëdhëniet SHBA-Ukrainë në javët e fundit. Trump ka fajësuar Ukrainën për fillimin e luftës Rusi-Ukrainë dhe i është referuar Zelenskit si një “diktator”.

Ajo që duhej të ishte një diskutim diplomatik për të ardhmen e Ukrainës u shkërmoq shpejt pasi Trump dhe Vance kritikuan Zelenskyn, duke e akuzuar atë për përdorimin e mbështetjes së SHBA-së si një “mall pazari” në negociatat me Rusinë.


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular