HomeAktualitetNis muaji i shenjtë i Ramazanit! Sakrificë për të përmbushur një obligim,...

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit! Sakrificë për të përmbushur një obligim, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë

spot_img

Ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për të 30 ditët e këtij muaji duke u privuar nga ushqimi dhe çdo gjë tjetër ushqyese nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaji i shenjtë pasi është shpallur edhe libri i shenjtë i Kuranit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik. Data ndryshon çdo vit sepse Islami përdor kalendarin hënor (bazuar në ciklet e Hënës), kështu që nuk është një datë fikse në kalendarin gregorian apo diellor.

Gjatë Ramazanit, është e zakonshme të hahet një vakt (i njohur si syfyr ) pak para agimit dhe një vakt tjetër (i njohur si iftar) menjëherë pas perëndimit të diellit.

Në fund të agjërimit, kur dielli ka perënduar, familjet dhe miqtë do të mblidhen për iftar për të prishur agjërimin e tyre, shpesh duke filluar me ujë dhe hurma arabie.

startnews.al i uron të gjithë besimtarëve myslimanë një agjërim të lehtë dhe një muaj të begatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular