Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku. Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku.
Hysen Kadiu dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
Më pas renditet Klevis Balliu dhe në vendin e tretë Grigels Muçollari.
Rezultati i lartë në këtë raund tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.
Renditja përfundimtare në qarkun e Tiranës pas votimit është:
1️⃣ Hysen Kadiu
2️⃣ Klevis Balliu
3️⃣ Grigels Muçollari
4️⃣ Ilir Alimehmeti