Primaret, u kthyen në leksionin më të vyer të realitetit tonë politik. Kjo garë do jetë forca shtytëse e PD drejt fitores së 11 Majit

0
334

Nga Bujar Leskaj
Një nga vlerat me të cilat lindi fryma e rithemelimit të Partisë Demokratike kanë qenë Primaret, një proces ku çdo demokrati ju dha e drejta për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në garat elektorale, me të cilët do përfaqësohen denjësisht.

Kjo garë do jetë forca shtytëse e Partisë Demokratike drejt fitores së 11 Majit, sepse kjo garë konsolidoi konkurrencën me anën e kandidaturave dinjtoze, qytetarinë e treguar dhe vlerën e ushtrimit të votës.

Kjo garë, Primaret, u kthyen në leksionin më të vyer të realitetit tonë politik.

Ky proces kaq i rëndësishëm dëshmoi rëndësinë që ka vota e çdo anëtari, duke u kthyer në një leksion demokracie, nga e cila duhet të mësojnë të gjithë faktorët/aktorët politik në vend, si forma më e lartë e emancipimit politik.

Me anën e këtij procesi fitoi Partia Demokratike, fituan demokratët, fitoi qytetaria.

Një vlerësim e falenderim të vecantë për të gjithë kandidatët të cilët u bënë pjesë e këtij procesi. Ata garuan në mënyrë qytetare, duke treguar përgjegjshmëri, dinjitet, integritet, përkushtim, duke bërë që Primaret të ishin një proces I mirëfilltë gare dhe konkurrence e ndershme.

Falenderoj me mirënjohje të gjithë komisionerët, grupet e numërimit dhe në vecanti Kryetarët e Sekretarët e degëve të cilët mbarëvajtën e monitoruan procesin.

Një tjetër falenderim, mirënjohje për të gjithë demokratët, madje dhe për ata demokratë që kanë patur një mendim ndryshe këto kohë por dje u bënë pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm për Partinë Demokratike.

Pjesëmarrja e kandidatëve cilësorë, të të gjithë brezave dhe moshave, nje ndërthurje të rinjsh, ekspertësh, profesionistësh, ka krijuar një frymë të re në mbështetje të opozitës, e cila doli në pah nga procesi model I Primareve.

Kandidatëve, të cilët ndoshta nuk arritën objektivin e kërkuar të votave, nuk duhet të mërziten/shqetësohen por përkundrazi të vazhdojmë të kthjellët në misionin që kemi përpara, për largimin e sektit Rama; sepse sistemi I votimit ishte I vështirë, duke qenë se cdo anëtarë kishte të drejtë të zgjidhte vetëm një prej kandidatëve.Në vazhdën e kësaj, dëshiroj që këtë mesazh t’a mbyll me një pjesë nga shkrimi I ditës së djeshme i intelektualit, burrit të ditur, demokratit të qëndrueshëm Prof.Myqerem Tafaj: ”Shumica e kandidatëve do t’I shërbejnë nesër PD për nevojat e qeverisjes në nivel qendror dhe rajonal. Eshtë detyra e strukturave për organizimin dhe manaxhimin e burimeve njerëzore të PD që të kujdesen për bashkëpunimin e aktivizimin e mëtejshëm të këtij potenciali të madh njerëzor që kandidoi në primare”.

Të bashkuar të vazhdojmë me betejën dhe misionin që kemi kundër sektit Rama, mision që ua kemi borxh shqiptarëve !