Primaret e PD në Durrës/ Igli Cara më i votuari, zhgënjen Floriana Garo, merr vetëm 32 vota

0
411

Në Durrës, Igli Cara është kandidati që ka marrë më shumë vota në primaret e PD për zgjedhjet e 11 majit. Cara ka arritur të grumbullojë 622 vota, duke u bërë kështu kandidat potencial për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit. Më pas e dyta renditet Manjola Luku me  424 vota dhe ne vendin e tretë, Dritan Burgija me 263 vota.

I papritur ka qenë rezultati për zëdhënësen e kryetarit të PD-së, Berisha, zonja Floriana Garo, e cila ka marrë vetëm 32 vota nga anëtarësia e PD-së në Durrës. Të enjten e kaluar, Garo, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh optimiste se do të votohej si një politikane familjare që përfaqëson vlerat konservatore.  

Votat per secilin kandidat

Bislim Ahmetaj 111
Nasild Alikaj 72
Bernard Balla 22
Morena Boja 113
Dritan Burgija 263
Adhurim Caca 65
Igli Cara 622
Enri Çeno 55
Arian Dedej 72
Armand Dervishi 27
Skënder Dika  175
Emir Frangu 54
Floriana Garo 32
Silvja Gjepali 9
Andi Gjoka  99
Luan Hallulli 3
Edlira Harizi  ) 162
Luan Hoti 202
Jola Hysaj 116
Sabah Jemishta 29
Fatbardha Kadiu 150
Aulon Kalaja 296
Viola Kapidani 32
Gëzim Keqi 127
Agim Kodra 20
Ilirjana Kuçana 128
Manjola Luku  424
Islam Murati 189
Shyqyri Myrtollari  102
Arian Ndoja 159
Ndrec Pjetri 106
Dritan Sallaku 62
Mereme Sela 43
Andia Ulliri 180
Emal Varaku  120
Emri Vata 167
Astrit Xhaferi 174