EMRAT/Operacioni i SPAK, pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

0
139

Policia e Shtetit/Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:

• Sh. R., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
• E. A., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
• E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit.