VIDEO/E para në Primaret e Qarkut Vlorë, Ina Zhupa: Falenderoj demokratët: Të punojmë të gjithë bashkë për fitoren e 11 Maj!

0
164

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka qenë pjesë e primareve në Qarkun e Vlorës, qark të cilin përfaqëson dhe në kuvendin e Shqipërisë. Në këtë proces Zhupa rezulton e para më e votuara në qark me 765 votat, i dyti është Atird Hoxha me 484 vota dhe me rradhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark. 
Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë. 

Zhupa ka ndarë një mesazh falenderimi në rrjetin e saj facebook:

765???? E para në Qarkun Vlorë, më e votuara në primare! 

Falenderoj të gjithë demokratët që më besuan duke më dhënë vendin si e para në Qarkun e Vlorës, më e votuara me 765 votat e demokratëve të këtij qarku.

Falenderoj në mënyrë të vecantë demokratët e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit, ku isha fituese në çdo bashki, që në fakt janë zona ime elektorale, ata që unë përfaqësoj në kuvend. Gjithashtu edhe demokratët e Vlorës, Selenicës dhe Himarës për mbështetjen që më dhanë. 

Kjo për mua është një përgjegjësi për një mandat tjetër në parlamentin shqiptar por kësaj rradhe urojmë dhe do punojmë të gjithë bashkë që të kemi një mazhorancë të Partisë Demokratike, ku secili nga ne do jetë pjesë e fitores së PD.

Dua të falenderoj të 12 kandidatët e tjerë që morën pjesë në primaret e qarkut Vlorë për një garë cilësore, për një garë pa konflikte dhe në fund të këtij procesi të punojmë të gjithë sëbashku për fitorën e PD në 11 Maj. 

Votat janë shpërndarë si më poshtë 

1-Ina Zhupa 765 vota
2- Atird Hoxha 488
3- Manjola Nikollo 402
4- Alta Haluci 188
5- Dashamir Tahiri 133
6- Nada Daullja 130
7- Afroviti Dhimojani 110 
8- Nikola Kedhi 103
9- Mario Runa 70
10- Skerdjan Dhuli 47
11- Piro Ahmetaj 46
12- Liljana Emazi 39 
13- Vladimir Rizvani 8