I dyti më i votuar nga qarkun Vlorë, ja mesazhi që Atird Hoxha ka për demokratët

0
160

Atird Hoxha/Kreu i PD Vlore
Faleminderit demokratëve të qarkut Vlorë për besimin tuaj!
Me mirënjohje të thellë, falënderoj çdo demokrat të qarkut Vlorë që më dha votën e tij në procesin e primareve. Ky proces, i zhvilluar me pjesëmarrje masive, tregoi edhe një herë se demokracia brenda Partisë Demokratike është e gjallë dhe e fortë.
Respekti dhe falënderimi im shkojnë jo vetëm për ata që më mbështetën, por edhe për çdo demokrat që votoi sipas bindjes së tij, duke dëshmuar se gara jonë ishte një shembull i vërtetë i konkurrencës së ndershme dhe vlerave që përfaqësojmë.
Vota juaj nuk është vetëm një mandat besimi, por edhe një përgjegjësi e madhe për të çuar përpara kauzën tonë dhe për të siguruar fitoren më 11 maj.
Faleminderit nga zemra secilit prej jush!
Është radha jonë.