Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ndërsa ka publikuar prova, që sipas opozitës, vërtetojnë se Agim Kajmaku ka qenë i dënuar në Greqi për veprën penale “përdorim dhe shpërndarje të dokumenteve të falsifikuara”, shprehet se në 6 vite, Rama ka promovuar mbi 300 persona me rekorde kriminale.
“Në gjashtë vjet Rama ka promovuar mbi 300 persona me rekorde kriminale. Rama nuk heq dorë nga projekti për bashkëqeverisjen me krimin”, shprehet Bradhi.