Teksa në Kosovë partitë politike kanë bërë publike listat me kandidatët për deputetë, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi ka një apel për miqtë e tij në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi kërkon të votohet homologu i tij në LDK, Fidan Rekaliu.
Reagimi i Belind Këlliçit:
“Te gjithe miqve ne Kosove, u kerkoj pa asnje hezitim te mbeshtesin Fidan Rekaliu, Kryetarin e Forumit Rinor te LDK, i cili eshte shembulli me i mire i nje te riu idealist, plot energji, vizion e dashuri per vendin e tij. Me Fidanin dhe djem e vajza si ai, Kosova e ka te sigurte rrugetimin e saj Europian. Voto Fidanin, Voto 16”.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë zhvillohen më 6 tetor, ndërsa kujtojmë se si Partia Demokratike e Shqipërisë ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pjesë e Partive Popullore Europiane (EPP).