BallinaKultureFestivali i Filmit/ Aktori Arben Derhemi "shpërthen” ndaj ministres: Çfarë ofroni ju,...

Festivali i Filmit/ Aktori Arben Derhemi “shpërthen” ndaj ministres: Çfarë ofroni ju, k**in?!

Prej datës 23 shtator ka filluar edicioni i 17-të i Tirana International Film Festival – TIFF 2019, në të cilin deri më datë 29 shtator, në kinema të ndryshme të kryeqytetit janë shfaqur filma të njohur ndërkombëtar.

Ka qenë vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti që e ka dhënë këtë njoftim përmes rrjeteve sociale.

Mirëpo, ky aktivitet nuk është mirëpritur mirë nga të gjithë. Së fundmi ka qenë vetë aktori Arben Derhemi, i cili ankohet për mungesën e mbështetjes  dhe sipas tij çdo projekt ka vetëm ndihmën virtuale me anë të rrjeteve sociale, jo atë financiare.

Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigja e ministres së Kulturës, e cila e falenderon Derhemin që e ndjek në ‘Facebook’, duke theksuar se nuk ka munguar mbështetja gjatë këtij edicioni.

Në fund të debatit të krijuar aktori Derhemi shton se ministren Margariti e ndjek vetëm nga halli.

Replikat

Arben Derhemi: E cfare ofroni ju si ministri?un cazzo

Elva Margariti: Z. Derhemi, ju falenderoj qe me ndiqni! Edhe pse keni preferuar t’i pergjigjeni vete pyetjes suaj, me lejoni t’ju bej me dije se TIFF eshte nje nga ato aktivitete, qe ka pasur vazhdimisht mbeshtetjen financiare te Ministrise se Kulture, gje e cila nuk ka munguar as ne kete edicion. Faleminderi dhe dite te mbare!

Arben Derhemi: Elva Margariti ju falenderoj qe ktheni pergj por si Tiff edhe cdo projekt ka vetem ndihmen e fb.E dini c’do te thote mbeshtetje?.Ju ndjek nga hall

Arben Derhemi: Elva Margariti erdh ky hall e u pame

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular