Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare për reformën zgjedhore.
Pas kësaj mbledhjeje ka folur për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ai deklaroi se kjo mbledhje tregon angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, duke përsëritur disa nga kërkesat e PD.
“Dua të theksoj që mbledhja e grupeve të ekspertëve të opozitës është një tregues i qartë i angazhimit të opozitës për reformën zgjedhore.
Kemi propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër. Maxhoranca duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunimin e opozitës. Bundestagu kërkon një reformë zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjithëve”, deklaroi Bardhi.