BallinaKryesoreAleatët e PD pro bojkotit të zgjedhjeve, Shehi: Boshard nuk është Papa...

Aleatët e PD pro bojkotit të zgjedhjeve, Shehi: Boshard nuk është Papa i Romës, të jemi të gjithë katolikë

spot_img
spot_img

Opozita hedh akoma më shumë dritë mbi qëndrimin e saj për të mos shkuar në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën.

Dy ditë pas skadimit të afatit për dorëzimin nga ana e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listës së anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, aleatët e Lulzim Bashës lënë të kuptohet se ideja e bojkotit po përqafohet gjithmonë e më shumë nga opozita.

Dashamir Shehi Kryetar i LZHK-së: S’ka hapësire politike që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Ne dolëm nga zgjedhjet e mëdha dhe s’mund te pretendojmë që ka kushte për zgjedhjet administrative, se ndryshe do certifikonim idenë e Ramës që kushtet janë për zgjedhje.

Agron Duka, Kryetar i PAA-së: Dikur kam qenë skeptik dhe jam shprehur ndryshe se kemi pas tjetër situate politike dhe opozita ishte në parlament me djegien e mandateve ka krizë të thelle dhe si shërben kurrkujt nëse ne hymë në zgjedhje ndoshta e zvarrisim me shumë krizën dhe jo e zgjidhim atë.

Ambasadorit të OSBE-së, Bernd Boshard, i cili u shpreh se më e rëndësishme se pjesëmarrja në zgjedhje janë standardet, aleatët e opozitës i kujtojnë raportin e hartuar nga misioni në zgjedhjet e 2017-ës.

Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-së: Ky nuk është Papa në Romë dhe ne s’jemi të gjithë katolik këtu. Gjykimin për zgjedhjet do ta japë edhe nderkohë jo vetëm OSBE dhe do ta japin së pari shqiptarët. A don standarde, standarde po i kërkojmë Bernd Boshard.

Demokratët nuk kanë një vendim për bojkotin e zgjedhjeve lokale, por selia blu ka dhënë sinjale se do ti bojkotojë ato, nëse nuk shkohet drejt krijimit të një qeverie tranzitore pa kryeministër Edi Ramën. /Tvklan

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular