BallinaOP EDPranvera e protestave, neodiktatura e Ramës do të rrëzohet!

Pranvera e protestave, neodiktatura e Ramës do të rrëzohet!

spot_img
spot_img

Nga Qamil Gjyrezi

Sot më 21 Mars u organizua një protestë përpara “Parlamentit ilegjitim”! Parlamenti shqiptar tashmë e ka humbur legjitimitetin. Politika autoritare e Edi Ramës dhe e Rilindjes po tenton të krijojë një “opozitë të re fiktive”, por e ka të pamundur! E ka të pamundur se “populli” nuk e pranon këtë nismë “antidemokratike”, autoritare, e pa dëgjuar në historinë e parlamentarizmit!

Parlamenti pa opozitën e vërtetë është kthyer në çerdhen e krimit!
Edi Rama dhe ata që e mbështesin kanë kryer “krim politik” mbasi nuk po dëgjojnë përfaqësuesit e popullit, opozitën e vërtetë të dorëhequr nga ky parlament. Masat e sigurisë “ekstreme” të ministrit “besnik ushtarak” të Edi Ramës, Sandër Lleshi me tela me gjëmba, përdorimi i gazit lot-sjellës dhe i pompave të ujit me presion, policë me antiplumb, me helmeta dhe mburoja kundra njerëzve, popullit të revoltuar, janë anormale dhe neodiktatoriale!

Rama po e kthen godinën e parlamentit në një “burg të madh”, ku janë ngujuar deputetët që nuk përfaqësojnë më popullin nga zgjedhjet e lira dhe votojnë ligje që janë antikushtetuese, për të shtyrë ditët qëverisë së Ramës.

Protesta e ditës së sotme ishte ndryshe nga ajo e datës 16 Mars. Kjo protestë fillon pikërisht para godinës e cila ka krijuar narko/shtetin aktual. Qeveria e Rilindjes e mbushi Shqipërinë dhe rajonin me drogë! Prandaj ky narkoshtet duhet rrëzuar!
Pushteti personal “kriminal” i Edi Ramës po i përdhunon qytetarët e tij me taksa të larta, me papunësi dhe po i detyron shqiptarët e pashpresë të largohen, prandaj duhet rrëzuar!

Opozita sot protestoi kundër bandave që kanë marrë peng Shqipërinë! Disa banda të “veshura” me pushtet, të“mirëstrukturuara” nga veriu deri në jug drejtojnë sot shtetin, duke e bërë jetën e qytetarëve të padurueshme dhe duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi dhe Venezuelë!

Shqiptarët duan të shkojnë në Europë, por Edi Rama me politikat e tija po i “integron”ata në Amerikën Latine si vende tipike të narkoshtetit! Shteti autoritar, antidemokratik aktual, i përngjet “modeleve” antidemokratike të Amerikës Latine dhe Rama shitet para perëndimorëve me fjalë të bukura si një kryeministër i një shteti demokratik.

Historiani dhe politikologu zviceran Jens Schmitt e konsideron publikisht Edi Ramën, si një demagog që u shtiret europianëve si figurë e ndricuar, ndërsa në atdhe qeveris me dorë të fortë. (M. Martens , Frankfurter Algemeine Zeitung 2019).
Qeveria ka blerë dhe tjetërsuar votat në 2017! Ky fakt është vërtetuar! Prandaj duhet të protestojmë kundër qeverisë me vota të blera !

Prandaj opozita protestoi sot, para parlamentit me mandate të vjedhura!
Shteti autoritar krijon neo-diktaturë. Sikur opozita dhe lideri Lulzim Basha të mos dorëzonin mandatet, Edi Rama dhe Erion Veliaj po i drejtoheshin “mandatit të tretë”. Ky fakt është shumë i sigurtë. Prandaj duhet të protestohet kundër NEO/DIKTATURËS. Neodiktaurat janë armike të demokracisë dhe të zhvillimit. Neodiktaturat punojnë për një pakicë të caktuar individësh, oligarkësh të zhytur në krime dhe drogë!

Po citoj në anglisht termin “neo(diktaturë)”: “A dictatorship is an authoritarian form of government, characterized by a single leader or group of leaders ëith either no party or a ëeak party, little mass mobilization, and limited political pluralism. According to other definitions, dictatorships are regimes in Which “those who govern are selected through contested elections”; therefore dictatorships are “not democracies”. https://en.wikipedia.org/wiki/Dictatorship).

Një neo-(diktaturë) është një formë autoritare e qeverisjes, e karakterizuar nga një udhëheqës i vetëm (Edi Rama) ose grup udhëheqësish (Veliaj, Rama Gjiknuri, Spiropali etj.) me asnjë parti apo me parti (opozitë) të “dobët” (Edi Rama kërkonte të kontrollonte një “Parti, P.D.” të dobët në opozitë), mobilizim i vogël i masave (pa protesta dhe pa sindikata të forta) dhe pluralizëm të kufizuar politik. Sipas disa përcaktimeve të tjera, neo(diktaturat) janë regjime në të cilat “ata që qeverisin zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të kontestuara”; prandaj neo(diktaturat) nuk janë demokraci”!

Prandaj neodiktatura e Ramës duhet të rrëzohet!
Edhe sot më 21 Mars, opozita jashtë parlamentit, do të vazhdojë protestat e saja pa kthim, deri në rrëzimin e Ramës!
Kjo protestë është si të gjitha protestat e opozitës, por me një ndryshim se fillloi para “Parlamentit ilegjitim” dhe organizohet në ditën e parë të “Pranverës së fitores”, kundër neodiktaturës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular