Vijon aksioni për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti, e cila u shpall e pabanueshme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Fadromat vazhdojnë punën për shembjen e kësaj godine, ndërsa INUV ka arritur që të prishë vetëm 1/3 e objektit, që ështe bashkim i dy godinave 5 dhe 6 kateshe.
Në plan për t’u shembur janë edhe godinat katër katëshe 18 dhe 19, të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme nga bashkia për shkak të dëmeve nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.
Në të trija këto godina banonin qytetarë, që ishin të pastrehë. Po ashtu, bashkia i ka vendosur shiritin e kuq edhe dy godinave të tjera, ku ishin të strehuar studentë. Bëhet fjalë për godinat 22 dhe 23, shumë pranë godinës nr.15. Ajo çka ngelet edhe e paqartë është fakti nëse dhe këto dy godina do të shemben, apo do të rikonstruktohen.