Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në facebook një fakt shumë të rëndnë të mundësisë së abuzimit me aktet e konstatimit të gjendjes së objekteve të cilat kanë pësuar dëme serioze gjatë termetit të 20 nëntorit.
“Është përgatitur për shpejtësi një lloj formulari, por nënshkrimi i drejtorit të përgjithshëm dhe vula janë të fotokopjuara”, shkruan Dervishi duke shtuar se “vetëm nga këto dy elementë dokumenti nuk është i vlefshëm dhe konsiderohet jo origjinal”.
Ja postimi i plotë i tij:
Tërmeti veç të tjerash, po na tregon edhe nivelin e administratës tonë. Dokumenti bashkëlidhur është një aktkonstatimi i Institutit të Ndërtimit. Është përgatitur për shpejtësi një lloj formulari, por nënshkrimi i drejtorit të përgjithshëm dhe vula janë të fotokopjuara. Vetëm nga këto dy elementë dokumenti nuk është i vlefshëm dhe konsiderohet jo origjinal.
Përveç këtij aspekti kryesor, ka edhe elementë gjuhësorë jo të rregullt (përjashto vlerësimin e pjesës me shkrim dore që do analizë më vete), ndërsa tërmeti shkruhet me germë të madhe si të ishte emër njeriu.
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/12/10/termet-shkresor-studiuesi-formularet-e-aktkonstatimeve-te-demeve-me-vula-te-fotokopjuara/ […]
Comments are closed.