Disa banore ne njesine Postribe ne Shkoder kane dale ne proteste mengjesin e sotem dhe kane bllokuar rrugen kryesore ne afersi te shkolles “Adem Haxhija”.
Protesta e banoreve po behet per punimet e dobeta qe kane nisur ne rrugen Qender-Mes-Kullaj e gjate 3 kilometer, investim i bashkise Shkoder.
Mesohet se deri tani jane shtruar 400 metrat e para por banoret pretendojne se punimet jane te dobeta ndaj edhe kane dale sot ne proteste.
Per momentin eshte bllokuar rruga nga ana e protestuesve. Ata kerkojne qe te ndalen punimet dhe bashkia te marre masa qe firma ti kryej me cilesi ose ne te kundert nuk do te lejojne vazhdimin e punimeve.
Pas njoftimit per protesten bashkia Shkoder dy dite perpara kesaj proteste tha se do te merren masa por banoret kane vendosur ta zhvillojne protesten.