Një grua u zgjua me miliona dollarë në llogari. Mund të tingëllojë si një histori e trilluar, por është diçka që në të vërtetë i ka ndodhur një gruaje në Teksas. Fatkeqësisht, paratë nuk ishin në të vërtetë të saj, edhe pse ajo fillimisht mbeti e shokuar me atë që pa, transmeton Shqip raportimet.
Sipas mediave të huaja, Ruth Balloon shkoi për të tërhequr para dhe për të kontrolluar gjendjen e llogarisë së saj dhe zbuloi atë që as në ëndërr nuk do ta shihte. Në llogarinë e saj kishte më shumë se 37 milionë dollarë. Pas kësaj, ajo i kishte treguar burrit të saj, i cili më pas telefonoi bankën për të raportuar rastin.
Stafi atje kërkoi falje për gabimin dhe shpejt i tërhoqi paratë. Por, jo para se Balloon të arrinte të bënte një fotografi me llogarinë e saj të përkohshme.