Një tërmet i fortë goditi Porto Riko të hënën herët në mëngjes, ndërsa pas lëkundje të forta priten ende. Dridhja me madhësi 5.8 ndodhi në orën 5:32 në mëngjes, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Tërmeti ishte përqendruar rreth 12 km në jug-juglindje të Indios, Porto Riko, në një thellësi prej rreth 5.9 km nën tokë.
Nuk u raportuan lëndime të mëdha, tha Drejtori për Menaxhimin e Emergjencave i Porto Rikos, Carlos Acevedo.
Ai tha se disa shtëpi u dëmtuan në Guanica, dhe një shtëpi u shemb në Guayanilla.
Disa nga të prekurit e tërmetit postuan foto të çarjeve të thella në mure.
Asnjë paralajmërim për tsunami nuk u dha pas lëkundjes, por gjeologët paralajmërojnë për më shumë dridhje në vijim.
“Më shumë tërmete se zakonisht (të quajtura pas goditje) do të vazhdojnë të ndodhin pranë shtresës kryesore,” thanë USGS.
“Kur ka më shumë tërmete, mundësia e një tërmeti të madh është më e madhe që do të thotë se mundësia e dëmtimit është më e madhe.”
Agjencia këshilloi këdo që ndodhet brenda ose afër strukturave të cenueshme që të jenë tepër të kujdesshëm.