Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, sot në Rrëshen.
Ai dyshohej të ishte një nga autorët e ekzekutimit të 9 shtatorit të vitit 2016, ku mbeti i vrarë ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jakut.
Por kjo akuzë nuk u provua asnjëherë, ndërkohë që Reçi nuk u arrestua.
Ky i fundit u vra teksa dilte nga lokali i tij në Rrëshen, ndërsa ishte i shoqëruar nga një person tjetër.
Kujtojmë se në prill të 2017-ës Reçit iu vra edhe vëllai i tij në Romë.
Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut.
Ndërkohë vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit.
Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri. /BW