BallinaKronikeRASTET/Aventurat në motele që po u kushtojnë jetën 70-vjeçarëve

RASTET/Aventurat në motele që po u kushtojnë jetën 70-vjeçarëve

spot_img
spot_img

Vetëm në dhjetë muajt  e fundit, tre kosovarë të moshës së shtyrë kryesisht 70 vjeçar kanë vdekur në motelet kosovare. Dy në Gjilan e një në Prishtinë. Media iu sjellë historitë e këtyre tre personave që vdiqën gjatë marrëdhënieve seksuale në motelet kosovare.

Mosha e shtyrë dhe dëshira për aventura me gra duket se nuk shkojnë bashkë.  Vetëm në dhjetë muajt e fundit tre kosovarë janë raportuar se kanë vdekur jetë në dhomat e moteleve kosovare. Shkaktarët, zakonisht janë sulmet në zemër që kryesisht nxiten nga stimulantë të ndryshëm.

Viktima e fundit ishte dje (8 janar). Bëhet fjalë për person të moshës 72-vjeçare. I moshuari ndërroi mesditën e djeshme  në njërin nga motelet në Gjilan.

72-vjeçari aty kishte shkuar me një grua. Ajo është kapur nga kamerat e motelit teksa ka dalë e vetme nga aty. Pas disa minutave personeli i motelit në fjalë kishin shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me të. E kishin lajmëruar policinë dhe ekipet tjera të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

E detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.

Por, një ngjarje thuajse e ngjashme ndodhi edhe gjatë muajit mars të vitit që shkoi. Por këtë herë bëhet fjalë për një 74-vjeçar. Ai kishte qenë në njërin nga motelet e Gjilanit me një grua. Por kishte qenë vet shoqëruesja e 74-vjeçarit ajo e cila e kishte lajmëruar policinë për vdekjen e partnerit të saj.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar  nga Policia e Kosovës

Edhe në Velani të Prishtinës në prillin e vitit 2018 kishte vdekur një 70-vjecar në një dhomë hoteli. Edhe ky person kishte qenë në motel me një femër e cila ishte zhdukur pas vdekjes së tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar lajmin, por pa dhënë detaje të tjera.

Vdekja e këtij personi sipas policisë ishte konsideruar si  “vdekje e dyshimtë”.

“Janë rrethana që po hetohen nga policia por se tani jemi në një fazë fillestare ku po punohet për t’u sqaruar ato”, kishte thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Por sa motele janë në të gjithë Kosovën dhe cili është rajoni i cili prinë me numrin e tyre?

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë i kanë thënë se në gjithë vendin janë mbi 400 hotele, motele dhe bujtina të tjera. Deklarojnë se këto biznese funksionojnë qysh nga koha e para luftës.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i hoteleve është 201 njësi, numri i dhomave 4.195, ndërsa nr. shtretërve 6.819, kurse numri i moteleve është 179 njësi. Po ashtu, numri i dhomave 2.142, si dhe nr. shtretërve 2.861”, thuhet në përgjigjet e MTI’së.

E sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri më i madh i moteleve gjenden në Ferizaj. Vetëm në këtë qytet operojnë mbi 30 biznese të tilla, pasuar nga Prishtina me 14 motele dhe Prizreni me 12 motele.

Megjithëkëtë, në Policinë e Kosovës thonë se ndërmarrin aksione në motele kur kanë ndonjë informatë për kryerje të ndonjë vepre penale.

“Policia e Kosovës përmes mekanizmave te saja ndërmerr veprime ne këto lokacione, ne rastet kur posedon ndonjë informacion për kryerje te mundshme te ndonjë vepre penale, dhe varësisht prej natyrës se rastit angazhon edhe njësitet policore”, thuhet në përgjigjet e Policisë.

Ndërkohë, në motelet e vendit disa kosovarë dhanë edhe frymën e fundit.

Një 74-vjeçar kishte ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit, mbrëmjen e 23 marsit të këtij viti dhe një tjetër në Rahovec në janar.

Ndryshe, në bazë të Ligjit për Turizëm të Kosovës, moteli përkufizohet si objekt i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera.

“Moteli – objekti i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera. Objektet ndërtohen jashtë qendrave të banuara, pranë rrugëve automobilistike dhe ofrojnë këto shërbime shtesë pos vendosjes”.

Kosova Sot 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular