BallinaEkonomi2018, bashkia e Skraparit me numrin për të lartë të punonjësve per...

2018, bashkia e Skraparit me numrin për të lartë të punonjësve per banorë, Kamza më të ultin

spot_img
spot_img

Cilësia e personelit të bashkive po cenohet prej numrit të lartë te të punësuarve dhe pagave të ulta. Ky problem rezulton të jetë i theksuar për bashkitë të cilat kanë popullsi më të ulët se 100,000 banorë, ku diferencimi në intervalet e pagave thellohet më shumë, referon një analizë e mbi numrin e të punësuarve dhe shpenzimet e personelit në 61 bashki nga Co-Plan.

Në vijim të transferimit të një sërë funksionesh të reja nga qeverisja qendrore drejt asaj vendore, pesha e shpenzimeve për personelin u rrit në rreth 23.6% ndaj totalit.

Referuar dokumenteve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2019-2021 të publikuara për 61 bashkitë, numri total i punonjësve i parashikuar për vitin 2019 për këto njësi ishte rreth 32,213 punonjës. Bashkia Tiranë llogaritet të ketë numrin më të lartë të punësuarve, me rreth 19.6% të të punësuarve total ndjekur nga bashkia Durrës me rreth 5% të tyre. Në bashkinë Elbasan dhe Fier janë të punësuar respektivisht 4.1% dhe 4% e të punësuarve total në nivel bashkie.

Si mesatare në rang vendi bashkitë kanë 12 të punësuar për 1,000 banorë. Një tregues i përdorur gjerësisht në literaturë për të vlerësuar mbi nivelin e ofrimit të shërbimeve publike vendore është numri i të punësuarve për 1,000 banorë. Krahasuar me nivelin benchmark të përdorur nga Banka Botërore prej më pak se 25 punonjës për 1,000 banorë, rezulton se 54 bashki kanë një nivel të ulët se referenca dhe 7 bashki nivel më të lartë punonjësish se kjo referencë.

Bashkia Kamëz me numrin më të ulët të punonjësve, Skrapari me numrin më të lartë

Niveli mesatar i treguesit për 61 bashkitë në vend vlerësohet në rreth 12 punonjës për 1,000 banorë, me një nivel minimal prej rreth 6 të punësuar për 1,000 banorë në bashkinë Kamëz dhe nivel maksimal prej rreth 34 të punësuar për 1,000 banorë në bashkinë Skrapar.

Rreth 33 bashki nga 6i gjithsej rezultojnë të regjistrojnë një nivel të këtij treguesi mbi mesataren kombëtare si bashkitë Tepelenë (23 punonjës për 1,000 banorë), Përmet (29 punonjës për 1,000 banorë), Kolonjë (28 punonjës për 1,000 banorë), Këlcyrë (30 punonjës për 1,000 banorë), Gjirokastër (22 punonjës për 1,000 banorë), Dropull (27 punonjës për 1,000 banorë), Delvinë (22 punonjës për 1,000 banorë) etj.

Në të kundërt, në bashkitë Devoll, Durrës, Elbasan, Krujë, Kurbin, Kamëz, Peqin, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Shkodër, Ura Vajgurore dhe Vlorë regjistrohet një nivel të punësuarish për 1,000 banorë ndjeshëm nën mesataren kombëtare.

Numri i të punësuarve ndikon drejtpërdrejt dhe rëndon gjerësisht në buxhetet vendore. Nga viti në vit, pesha e shpenzimeve të personelit ndaj shpenzimeve totale paraqet rritje të vazhdueshme. Në vitin 2015, shpenzimet e personelit përfaqësonin rreth 18.5% të shpenzimeve totale të kryera nga bashkitë.

Kosto për të punësuar, kryeson Selenica e fundit Këlcyra

Bazuar në të dhënat e vitit 2018, kosto mesatare për një të punësuar në nivel bashkie është rreth 53,111 lekë në muaj. Kosto mesatare për të punësuar paraqet luhatshmëri të ndjeshme ndërmjet 61 bashkive, ku niveli minimal regjistrohet në bashkinë Këlcyrë me rreth 32,427 lekë dhe niveli maksimal regjistrohet në bashkinë Selenicë me rreth 82,474 lekë. Në rreth 34.4% (ose 21/61 bashki) të bashkive kosto mesatare rezulton të jetë mbi mesataren e llogaritur si psh. në bashkitë Selenicë, Rrogozhinë, Poliçan, Tiranë, Kavajë, Durrës etj.

Bazuar në parashikimet ligjore, në bashkinë Tiranë niveli i pagës luhatet në intervalin e vlerave 27,000 – 61,000 lekë në muaj (bruto) ndërkohë që në bashkinë Këlcyrë niveli i pagës për të njëjtën emërtesë (por klasifikuar si përgjegjës sektori), luhatet nga 22,500 – 35,900 lekë në muaj (bruto).

Qartësisht, intervali i pagave sipas klasave/kategorive i parashikuar për bashkinë Tiranë paraqitet ndjeshëm më i lartë se ai në bashkinë Këlcyrë.

Krahasuar me bashkinë Tiranë, kjo diferencë vjen duke u thelluar me uljen e numrit të popullsisë për të gjitha bashkitë nën 100,000 banorë. Kështu, një specialist në fushën e mjedisit, do të paguhej maksimalisht rreth 61,000 lekë në muaj në bashkinë Tiranë dhe maksimalisht rreth 35,900 lekë në bashkinë Këlcyrë.

Nëse të gjitha kushtet e tjera do të ishin të barabarta dhe në prani të sjelljeve racionale6, kushdo do të zgjidhte të konkurronte për punësim në administratën vendore ku paga do të ishte më e lartë.

Për pasojë, bashkitë e vogla ku niveli i pagave vlerësohet të jetë më i ulët diktuar dhe nga parashikimet e VKM-së nr. 177/2017, ekspozohen ndaj rrezikut të pa-mundësisë për të përthithur burime njerëzore të përshtatshme dhe të kualifikuara për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular