Putin bën paralajmërimin e frikshëm: Rrezikojmë luftë globale, Rusia është e sigurt sepse…

2
280

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme mund të shndërrohen në një luftë globale, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin

Duke u adresuar në Asamblenë Federale të Federatës Ruse në Moskë, Putin tha se është e nevojshme “një bisedë serioze” për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ai theksoi se veçanërisht 5 shtetet bërthamore kanë një “përgjegjësi në lidhje me zhvillimin e njerëzimit”.

“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë”, deklaroi Putin.

Presidenti rus theksoi se për momentin Rusia ndjehet e sigurtë, duke patur armët e fundit që “asnjë vend tjetër nuk i posedon”, por shtoi se ky vend duhet të zhvillohet edhe më tej.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 96876 more Information on that Topic: startnews.news/2020/01/15/putin-ben-paralajmerimin-e-frikshem-rrezikojme-lufte-globale-rusia-eshte-e-sigurt-sepse/ […]

Comments are closed.