Policia e ka zbardhur ngjarjen e rrëmbimit të 49-vjeçarit, Jak Prenga, në 17 janar në Kamzë. Në një deklaratë të detajuar për media, policia beri me dije se Prenga ka ndërruar jetë që ditën që është marrë peng për shkak të dhunës që i është ushtruar dhe gjakderdhjes që pa pasur.
Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.
Indicia që e bëri policinë të besonte se Jak Prenga ka vdekur
Policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë, raporton News 24.
Pak minuta më vonë, mjeti është larguar nga kompleksi lukzoz, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit.
Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë.