Operacioni “Forca e Ligjit” zbarkoi ditën e sotme në Shkodër ku ka vënë në sekuestro disa pasuri të personave të ndryshme, nga shtëpitë një, dy dhe tre katëshe e tek makinat luksoze.
- Shtetasit Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës. - Shtetasit M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. - Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.
- Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet; - Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës. - Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet;