Festivali do të zgjasë deri në datën 8 shkurt dhe fituesi do të zgjidhet në finalen e të shtunës në mbrëmje. Është hera e parë që Amadeus drejtonte Festivalin dhe orkestrën. Këngëtarët në konkurs do të ndahen midis dy kategorive: 24 “Big” dhe 8 “New”.
Pas mbrëmjes së parë, renditja e vendosur nga juria e përbërë nga 300 persona, u kryesua nga grupi “Le Vibrazioni” me këngën “Dov’è”, më pas Elodie me këngën “Andromeda”, Diodato me “Fai Rumore”, Irene Grandi me ‘Finalmente io’ dhe Marco Masini me “Il Confronto”.
Diletta Leotta, e para nga ‘mbretëreshat’ e Festivalit “Sanremo 2020”, kaloi me sukses ‘makthin’ e natës së parë me një monolog pikant, gazetarja Rula Jebreal në krah të Amadeus, jo vetëm që prezantoi këngët por monologu i saj kundër dhunës ndaj grave, preku gjithë publikun.
Rita Pavone me “Niente’, solli lot dhe ovacione te të pranishmit, duke treguar se zëri, energjia dhe vendosmëria nuk kanë moshë.
Më poshtë është renditja e plotë e këngëtarëve të natës së parë:
1 – “Le vibrazioni”
2 – Elodie
3 – Diodato
4 – Irene Grandi
5 – Marco Masini
6 – Alberto Urso
7 – Raphael Gualazzi
8 – Anastasio
9 – Achille Lauro
10 – Rita Pavone
Sot, në natën e dytë priten të ngjiten në skenë Zucchero dhe Ricchi e Poveri.