Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të mërkurë për ekzistencën e një videoje, ku sipas tij Enver Stafuka ka treguar vrasjen e 31 personave.
Dhe para se ta vrisnin e kanë torturuar dhe e kanë filmuar. Unë nuk e di dhe ishalla uroj që të jetë ajo kasetë në qarkullim, ai ka treguar 31 vrasje. Ai është vrasës me pagesë. Aty ku ka qenë vetë dhe kjo prandaj e kanë torturuar. Tek ai regjistrim dalin dhe vrasje shumë të bujshme në Tiranë që ne nuk i kemi…
Rreth 5 vite më parë, katër personave të veshur me uniforma të Forcave Speciale rrëmbyen në qendër të Fushë – Krujës, Enver Stafukën, i cili u dyshua për vjedhjen e automjetit me të cilin u krye atentati ndaj kryekomisar Dritan Lamajt.
Fillimisht denoncimi në policinë e Fushë – Krujës u bë nga vëllai i tij. Sipas dëshmisë së familjarëve, Enveri ishte duke pirë kafe në një lokal përballë biznesit të familjes Stafuka kur 4 persona të veshur me jelekë policie dhe të armatosur, iu afruan dhe nën kërcënimin e armëve e futën forcërisht në një automjet./ Opinion.al