BallinaAktualitetReagon ish-presidenti Nishani per ngjarjen e Shkodres: Qeverisje e ardhur nga krimi,...

Reagon ish-presidenti Nishani per ngjarjen e Shkodres: Qeverisje e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim

spot_img
spot_img

Per ngjarjen e sotme ne Shkodër, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Ibrahim dhe Astrit Bilali, ka reaguar ashper edhe ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Reagimi i Bujar Nishanit 

“Vrasje, rrëmbime, shpërthime me tritol makinave e shtëpive, çdo ditë e në çdo qëndër urbane të vendit.

Kriminalitet që nuk ka të ndalur ! Ky është shërbimi që i bëri “rilindësi” Shqipërisë dhe pasoja që nuk dihet se kur do të ndalet e platformës së narkotizimit të një shteti të tërë. Qeverisje e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim”, shkruan ish presidenti Bujar Nishani në reagimin e tij.

Vëllezërit Bilali janë viktimat e rradhës në qytetin e Shkodrës, ku vetëm në 8 muaj janë vrarë plot 11 persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular