Ndodheni dhe jeni bllokuar në Bullgari? Ja çfarë duhet të dini nëse ju ka skaduar leja e qëndrimit

2
268

Informacion për qytetarët shqiptarë, të cilët ndodhen në Bullgari. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected].

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: startnews.news/2020/03/26/ndodheni-dhe-jeni-bllokuar-ne-bullgari-ja-cfare-duhet-te-dini-nese-ju-ka-skaduar-leja-e-qendrimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2020/03/26/ndodheni-dhe-jeni-bllokuar-ne-bullgari-ja-cfare-duhet-te-dini-nese-ju-ka-skaduar-leja-e-qendrimit/ […]

Comments are closed.