Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë tí fikin dritta mbrëmjen e sotme në orën 20:30.
Arsyeja?”! Sipas Misionit të BE, “çdo vit në muajin mars, njerëzit në të gjithë globin festojnë Orën e Tokës dhe ndërmarrin një veprim: fikin dritat.
Në Orën eTokës, bashkohuni me miliona persona në të gjithë botën për lëvizjen më të madhe mjedisore të vitit 2020 dhe fikini dritat sot në mbrëmje në orën 20:30.
Kjo ndihmon për të zvogëluar ndotësit që kontribuojnë në ndryshimin e klimës dhe ndihmon gjithashtu në uljen e konsumit të energjisë. Le të bëjmë pjesën tonë për nënën natyrë! #BEpërmjedisin”.