Qytetarët po hasin në vështirësi me procesin e riatdhesimit. Një qytetar denoncoi në Ora News se ka aplikuar në një nga hotelet e përcaktuara nga Ministria në Durrës për të pronotuar për birin që pritet të riatdhesohet nga Turqia dhe nuk merr përgjigje. Pa pronotuar hoteluin nuk pret dot as builetën e avionit në Air lbania.
Arjan Gjaca: Im bir është në Turqi, në një Universitet 250 km nga Stambolli. Kemi ditë që bëhemi me rikthimin e tij në Shqipëri. Ka filluar një projekt nga qeveria për riatdhesimin. Ka bërë bashkëpunim me Air Albania dhe dy hotele. Duhet të bëjë aplikim online në hotel dhe duhet të konfirmonte dhe pastaj të bësh pagesën për 14 ditë për karantimin. Shifra është e konsiderueshme. 32 euro dita.Ka mbi 8 orë që nuk marr përgjigje nga hoteli as me email dhe as telefon. Kanë një numër publik dhe nuk përgjigjet askush. Dërgova dhe njerëz te hoteli dhe nuk ka asnjeri në godinë. Hotel Harmonia. Nuk pres dot biletën e avionit pa marrë konfirmimin e hotelit.