Policia e Peqinit mendohet se ka ndaluar në mbrëmje një person i cili dyshohet se ka plagosur një polic që kryente shërbimin në burgun e këtij qyteti.
Autori mendohet se ka qëlluar me kallashnikov në ajër, ku një plumb qorr ka goditur efektivin e burgut.
Ndërkohë, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit.
Idajet Paja, 41 vjeç, me detyrë instructor I qenëve u plagos brenda mureve të burgut.
Ai është lënduar lehtë dhe ndodhet në institucionin ku punon ku po merret në pyetje nga grupi hetimor, sqaroi policia.
Peqin/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.
Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.