Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, po akuzon kryeministrin Edi Rama se po merr të dhënat personale të qytetarëve, përmes portalit e-albania.
Ajo tregon emailin që u ka mbërritur qytetarëve nga e-albania, ku i kërkohet të plotësojnë një sondash. Në sondazhin në fjalë i kërkojnë të japin të dhënat e tyre personale të cilat sipas saj, mund të përdoren më vonë për qëllime të tjera.
“Perdorimi i te dhenave personale te qytetareve per llogari te kryeministrit Rama, eshte shkelje e rende e ligjit!
Portali e-albania qe ka marr te dhenat tona per shkak te lejeve te situates covid 19, po i perdor ato per sondazhe politike dhe mund ti perdor neser per cdo qellim tjeter.
Ne emailin e qytetareve ka ardhur nje email qe nis me emrin dhe mbiemrin e tyre qe ju kerkon te plotesojne nje sondazh, i cili po ashtu ne fund kerkon perseri te dhena personale edhe nuk eshte anonim.
Sondazhi politik i shkruar me pyetje qe diktojne suksesin e qeverise: “rezultatin e shkelqyer te arritur ne luften ndaj covid” me fraza te tilla qe skane lidhje fare me sondazhet serioze edhe anonime.
Terheqja nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, shkelja e kushtetutes dhe shkelja e ligjeve ne menyre te vazhdueshme eshte metoda e vetme si po qeveris dhe po menaxhon situaten Rama dhe qeverisja e tij e deshtuar.“– shkruan zëdhënësja e PD-së.
Zhupa ka publikuar edhe disa foto të këtij sondazhi.