BallinaAktualitetDhunimi i adoleshentit, avokati Ibri Sako: Skandal! Policia e Shtetit nuk njeh...

Dhunimi i adoleshentit, avokati Ibri Sako: Skandal! Policia e Shtetit nuk njeh ligjin!

spot_img
spot_img

Nga Ibri Sako

Skandal!

Policia e Shtetit nuk njeh ligjin!

Të gjithë shqiptarët e panë dje se si Policia e Shtetit dhunoi barabarisht të miturin 15 vjeçar vetëm dhe vetëm se kishte dal pa autorizim duke shkelur kushtet e karantinës!

Nuk mjafton vetëm dhuna, terrori dhe agresiviteti që organet ligjzbatuese ushtrojnë mbi individë të pambrojtur por nuk ka kufi as injoranca juridike,ligjore e këtyre organeve që duhet të jenë garant dhe zbatuesit më të zellshëm të ligjit!

Në një postim në Facebook, Policia e Shtetit duke sqaruar për rastin e dhunës ndaj të miturit duke treguar se ndaj oficerit të policisë janë marrë masa thekson më poshtë se në zbatim të ligjit Aktit Normativ Nr.2 është marrë masë administrative me gjobë ndaj të miturit!

Këtu qëndron dhe injoranca juridike e tyre!

Ligji Nr.10 279 datë 20.05.2010 “Për Kundravajtjet Administrative”, në Nenin 5, gërma (a) thekson:

Neni 5

Përgjegjësia në rastin e kryerjes së një kundërvajtjeje administrative

Për kryerjen e një kundërvajtjeje administrative kanë përgjegjësi:

  1. a) personat që kanë zotësi të plotë për të vepruar;

Siç ligji e parashikon qartë, është mëse e kuptueshme që personat e mitur në 18 vjeç nuk kanë zotësi të plotë juridike për të vepruar!

Në këtë rast i mituri 15 vjeçar nuk është subjekt i sanksioneve administrative të ligjit Nr.10 279 “Për Kundravajtjet Administrative” dhe si i tillë nuk mund të gjobitet!

Për këdo që ka sadopak formim juridik është mëse e qartë që qeveria, policia janë duke funksionuar jashtë çdo përcaktimi ligjor!

Me këto veprime çdo ditë dhe më shumë shqiptarët po binden që nuk po qeverisen nga ligji dhe shteti por ka paligjshmëria, arroganca dhe urdhërat politik!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular