Dhunë sistematike fizike e psikologjike prej kohësh por tashmë duhet të qëndrojë larg gruas dhe fëmijëve. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat një zjarrfikësi të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”. Por zjarrfikësi i arrestuar Lorenc Hatia nuk është i panjohur për opinionin publik. Vetëm dy vjet më parë ai u bë ‘hero’ pasi ishte një nga punonjësit e zjarrfikësve që mori pjesë në shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi nga flakët në 16 mars 2017. Madje dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj publikoi foton e tij dhe një falënderim të veçantë.