BallinaAktualitetZgjerohet lista e përfituesve të pagës 40 mijë lekë, e marrin të...

Zgjerohet lista e përfituesve të pagës 40 mijë lekë, e marrin të larguarit nga puna nga 1 marsi deri më…

spot_img
spot_img

Është zgjeruar lista e të punësuarve që mund të përfitojnë nga paketa e dytë financiare për pagën prej 40 mijë lekëshe. Tashmë mund të përfitojnë të gjithë individët që janë larguar nga puna midis datës 1 mars dhe 17 maj.

Në këtë mënyrë zgjidhet ngërçi për shumë persona që nuk po arrinin të përfitonin nga kjo paketë, për shkak të kufizimit që ishte vendosur që data e largimit nga puna duhet të ishte maksimumi deri në 10 prill

Në Fletoren zyrtare është botuar një ndryshimi në aktin normativ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 305, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE PUNONJËSIT E LARGUAR NGA PUNA SI PASOJË E COVID-19”

Ky ndryshim përcakton “Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.

Nryshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.

Të dhënat që do të dorëzohen janë të njëjta me ato të paketës së parë.

Afati për dorëzimin e këtyre të dhënave është deri në datën 5 qershor 2020.”

Deri tani, nga paketa e dytë financiare kanë përfituar rreth 108 mijë persona, nga 176 mijë që ishte parashikuar në momentin që u prezantua kjo paketë.

Ndryshime të tjera në VKM

“Të punësuarit apo të ish-punësuarit, të cilët përfitojnë ndihmën financiare sipas këtij vendimi, përjashtohen nga përfitimi njëkohësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore të pagesës së ndihmës ekonomike si dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia, mbështetur në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, sipas të cilit nuk lejohet përfitimi në të njëjtën kohë nga dy skema të mbështetjes shtetërore.

Për të gjithë aplikuesit për pagesë papunësie, të cilët kanë plotësuar dosjen brenda kritereve ligjore dhe kanë fituar statusin e përfituesit të pagesës së papunësisë, nuk humbet e drejta për përfitim të pagesës së papunësisë, por lëvrimi i pagesës së papunësisë do të fillojë pas mbarimit të skemës sipas këtij vendimi, nëse do të jenë ende të papunë.” LEXO VKM E PLOTE: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/97/4f8efe11-ded6-42a3-951b-59a24dffb5ba /Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular