Tensione dhe përplasje, policia shpërndau me dhunë sot protestën te zyra e Ballukut

1
245

Tension dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë në protestën e Shërbimit të Transportit publik tek zyra e Belinda Ballukut.

Pasi kanë protestuar për disa minuta, policia ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhunë protestën e punonjësve të transportit publik, me justifikimin se nuk lejohen tubimet për shkak të situatës së koronavirusit.

Policia ka përdorur forcë për të shpërndarë grumbullimin e protestuesve, ku deklaron se nuk lejohet grumbullimi për shkak të pandemisë së COVID-19.

Protestuesit janë zhvendosur tani tek ministria e financave, ndërsa janë shprehur se do të vazhdojnë protestat e tyre gjatë ditës së nesërme dhe më tej.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2020/06/17/tensione-dhe-perplasje-policia-shperndau-me-dhune-sot-protesten-te-zyra-e-ballukut/ […]

Comments are closed.