Nga 50 rastet e reja të konfirmuara sot me COVID-19, mes tyre është dhe një edukatore e çerdhes nr.11 në Tiranës. Mësohet se në datën 12 qershor, gjatë momentit të paraqitjes së saj në punë, sipas protokollit të zbatimit për masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, u konstatua se punonjësja e çerdhes kishte temperaturë.
Më pas kjo punonjëse është futur në banesën e saj në karantinë, ndërsa thuhet se nuk ka pasur kontakt me fëmijët e punonjësit e tjerë të çerdhes. Pasi i është nënshtruar analizave të tamponit, edukatorja ka rezultuar pozitive.
Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën dhe konstatimin. Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.