BallinaAktualitetHakerat rusë po synojnë vjedhjen e studimeve për vaksinën anti-Covid

Hakerat rusë po synojnë vjedhjen e studimeve për vaksinën anti-Covid

ShBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan zbulimin ushtarak rus se po përpiqet të vjedhë kërkimet shkencore për zbulimin e vaksinën kundër koroanvirusit. Në një deklaratë të përbashkët këto vende akuzuan grupin APT29 për shënjestrimin e institucioneve që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

Rusia po përpiqet të vjedhë kërkimet shkencore, ato akademike dhe farmaceutike mbi vaksinat dhe trajtimin ndaj koronavirusit. Alarmi u dha nga Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike të enjten.

Një deklaratë e hartuar nga Britania në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, sulmet i atribuohen grupit APT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin thonë funksionon nën diktatin e shërbimeve ruse të zbulimit ushtarak.

“Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që punojnë për çështje me rëndësi jetike për të luftuar pandeminë e koronavirusit”, tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrës britanike për Sigurinë Kibernetike.

Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janë duke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirë metodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si “malware”.

Grupi “APT29 ka të ngjarë të vazhdojë të verë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës për COVID-19n,” thuhet në deklaratë.

Në ShBA, drejtorja për Sigurinë Kibernetike pranë Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Anne Neuberger, tha nga ana e saj se grupi APT29 ka një histori të gjatë në shënjestrimin e organizatave qeveritare, ato diplomatike, të ekspertëve, të kujdesit shëndetësor dhe të energjisë për përfitime të inteligjencës.

“I nxisim të gjithë ta marrin seriozisht këtë kërcënim…” shtoi ajo.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë në muajin maj se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që punojnë për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19.

Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear” dyshohet edhe për sulmet ndaj serverave të Partisë Demokrate amerikane në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular