Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka qene sot ne nje takim me epidemiologët e Tiranës, që po përballojnë gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik në një prej vatrave më të nxehta në vend.
“Përgatitemi për përballimin e vjeshtë-dimrit, me forcimin e kapaciteteve, duke nisur nga aseti ynë më i çmuar, burimet njerëzore”- tha ajo.
Sipas saj, vendimi i fundit i qeverisë eshte miratimi i “300 punonjësve të dedikuar për spitalet që priten të hapen dhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19”