Zgjedhje të reja në Kaliforninë e Veriut për një vend në kongres, pasi u zbulua mashtrimi me votat

2
1538

Në Karolinën e Veriut do të zhvillohen zgjedhje të reja për një vend në kongres pas një hetimi për vjedhje votash për një kandidat republikan. Një konsulent për fushatën e Mark Harris-it akuzohet se ka manipuluar me votat, duke hedhur vetë vota të parregullta në kuti gjatë zgjedhjeve në mes të nëntorit.

Harris, i cili deklaroi se kishte fituar ndaj rivalit demokrat Dan McCready, pas këtij skandali u shpreh se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Anëtarët e bordit të zgjedhjeve, tri demokratë dhe dy republikanë unanimisht vendosën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas një jave shqyrtimi të çështjes.

Zyrtarët nuk kanë dhënë një datë për votimin e radhës, ndërkohë që distrikti i nëntë i këtij shteti nuk do të ketë një përfaqësues në Washington derisa populli të shpallë fituesin e ri.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/02/22/zgjedhje-te-reja-ne-kalifornine-e-veriut-per-nje-vend-ne-kongres-pasi-u-zbulua-mashtrimi-me-votat/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2019/02/22/zgjedhje-te-reja-ne-kalifornine-e-veriut-per-nje-vend-ne-kongres-pasi-u-zbulua-mashtrimi-me-votat/ […]

Comments are closed.