BallinaKronikeKërcet pistoleta në Korçë, autorët zhduken mes errësirës

Kërcet pistoleta në Korçë, autorët zhduken mes errësirës

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë në lagjen nr.4 të Korçës. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia ka zbarkuar me urgjencë në vendin ku u dëgjuan krismat dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Persona të paidentifikuar mësohet se kanë qëlluar në drejtim të një makine të parkuar në rrugë dhe më pas janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira pasi zona nuk kishte energji elektrike.

“Më datë 24.02.2019, rreth orës 21:45, në lagjen nr 4, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në pronësi të shtetasit A.A, mjet i cili ishte i parkuar në rrugë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular