BallinaSportInterit i ikën fitorja në minutën e 97, VAR protagonist

Interit i ikën fitorja në minutën e 97, VAR protagonist

Inter barazon 3-3 me Fiorentinën  pas një penalltie tepër e dyshimtë.

Fiorentina ka kaluar në avantazh që në minutën e parë pas një goditje të Simeone e devijuar nga De Vrij. Pesë minuta më vonë barazon Inter me golin e Vecinios. Politano kalon miqtë në avantazh pesë minuta përpara përfundimit të pjesës  së parë. Pas pushimit Fiorentina pëson një tjetër goditje pas golit të Ivan Perisic në minutën e 52’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 74’ erdhi goli fantastik i Luis Muriel nga goditja e dënimit. Në minutën e fundit të takimit, arbitri akordon një penallti në favor të Fiorentina-s dhe pas disa minutave protesta dhe ndërhyrje të VAR, ishte Veretout ai që barazoi rezultatin.

Me këtë rezultat, zikaltrit shkojnë në kuotën e 47 pikëve dhe ruajnë vendin e tretë duke u ndjekur nga Milan që ndodhet në vend të katërt.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular