BallinaSportReal Madrid fiton me Levanten, protagonist Bale dhe VAR

Real Madrid fiton me Levanten, protagonist Bale dhe VAR

Pas humbjes 2-1 të pësuar javën e kaluar me Girona, Real Madrid është kthyer te fitorja.

Ata kanë mundur me rezultatin 2-1 Levante-n  falë dy penalltive të akorduara nga VAR. E para është dhënë në minutën e 43-të për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë edhe është transformuar në gol nga Karim Benzema.

Sulmuesi francez nuk ka gabuar asnjëherë në këtë sezon të La Liga-s nga pika e bardhë. Vendasit, që kanë goditur dy herë shtyllën në këtë takim, kanë barazuar me Roger në minutën e 60-të.

Episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 78-të, kur VAR ka dhënë një penallti të dytë në favor të Realit pas një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë ndaj Casemiro-s.

Gareth Bale nuk ka gabuar nga pika e bardhë. “Los Blancos” kanë përfunduar takimin me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Nacho. Reali shkon në kuaotën e 48 pikëve në vendin e tretë, nënta pika larg Barcelonës e cila kryeson.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular