Inter heq dorë nga Mauro Icardi vetëm nëse Juventus jep në këmbim Paolo Dibalën. Kjo është hipoteza e ditëve të fundit të medieve në Itali sa i përket sulmuesit zikaltër. Edhe ndeshen me Cagliari, ish-kapiteni pritet ta shikojë nga tribuna, pasi vështirë duket që të zbresë në fushën e blertë. Juventus është në kërkim të një pikë në majën e sulmit dhe Icardi shihet i duhuri për skuadrën bardhe e zi, ndërsa Interit i pëlqen shumë Dibala, një njohje e vjetër e Marotës. Juventus prej kohësh është vënë në ndjekje të argjentinasit, pasi verën e shkuar ishte shumë pranë nënshkrimit të kontratës, këtë e konfirmoi edhe menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij Wanda Nara. Icardi nuk duket se do të kërkojë falje përpara shokëve pas heqjes se shiritit të kapitenit. Duket se ka një klan “ballkanas” që është kundra sulmuesit.
Përveç skuadrës së Juventuesit në garë për të fituar shërbimet e Icardit ka hyrë fuqishëm në garë edhe skuadra tjetër italiane, Napoli, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit napolitan, veçanërisht Carlo Ancelotti është një admirues i madh i sulmuesit argjentinas. Ditët në vijim pritet të shihet nëse do të vazhdojë apo do të përfundojë telenovela Icardi “Mania”